Flash News

KRYESORE

Rama sulm Vangjel Dules: Nuk më erdhi një herë në zyrë, tani kërkon vota me Dashin e Havasë

Rama sulm Vangjel Dules: Nuk më erdhi një herë në zyrë,

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Xarra kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen. Rama u shpreh se Dule nuk i vajti njëherë në zyrë për t’i kërkuar ndonjë investim, por kishte për qëllim të nxiste sherre në Kuvend.

Rama risolli në vëmendje dorëheqjen e Dules si nënkryetar i Kuvendit pasi në këtë post u emërua edhe Shpëtim Idrizi, ndërkohë sot kreu i PBDNJ-së kërkon vota së bashku me çamin Dashamir Tahiri.

“Vangjeli është respektuar nga PS si nga askush tjetër. U emërua zv/kryetar Kuvendi dhe u largua kur e emërua në atë post Shpëtim Idrizi. Dhe pse e dha dorëheqjen sepse nuk bashkëjetonte dot me çamët. Pse duhet të ikte ky nga kryetar Kuvendi? Ndërkohë, ky që nuk bashkëjetonte dot, na shfaqet me Dashin e Havasë dhe thotë unë dhe Dashi do të bëjmë republikën  e re. Asnjë votë Vangjel Dules sepse është vota më e pavlefshme. Ai duhet të përfaqësonte minoritetin. Nuk më ka ardhur njëherë të më kërkojë një investim. Të më kërkojë një zgjidhje për një problem njerëzish. Vetëm në Parlament për të nxitur sherr etnik, për të folur për gjëra që nuk kanë çfarë i duhen Vangjelit. Dhe tani do vota për Dashin e Havasë. Pra çamët duhet të votojnë Vangjelin që të marrin Dashin, minoritarët duhet të votojnë Dashin që të marrin Vangjelin”, u shpreh Rama.

Të fundit