Flash News

KRYESORE

Rama sulmon hapur gazetarë dhe analistë: Këta janë ata që konsideroj “kazan mediatik”

Rama sulmon hapur gazetarë dhe analistë: Këta janë ata

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur emisionin “Zonë e Lirë” për të folur hapur, me emra, për ata gazetarë dhe analistë që ai i konsideron “kazan mediatik”. Një akuzë e fortë për ato media dhe gazetarë, që në fakt transmentojnë dhe raportojnë gjithë ditën deklaratat dhe propagandën e tij.

Arjan Çani i ka nxjerrë fotot e personazheve mediatik dhe Rama është përgjigjur për secilin. Andi Tela i 'News 24', Baton Haxhiu, Shpëtim Nazarko dhe Lorenc Vangjeli kanë qenë të vetmit që nuk janë futur në kazanin kryeministrit.

Përgjigjet e Edi Ramës:

Blendi Fevziu – Kazan mediatik

Evi Vasili – Kazan

Sokol Balla – Kazan

Rudina Xhunga – Nuk e kam ndjekur

Ylli Rakipi – Kazan

Artur Zheji – Kazan, as nuk diskutohet

Henri Çili – Kazan

Armand Shkullaku – Kazan

Andi Bushati – Thellë në kazan

Fatos Lubonja – Kazan

Baton Haxhiu – Jo kazan

Besart Kadia – Nuk e njoh

Andi Tela – Nuk është kazan

Robert Rakipllari – Kazan komplet

Shpëtim Nazarko – Nuk është pjesë e kazanit

Mustafa Nano – Kazan

Artan Hoxha (Analist) – Thellë në kazan

Ilva Tare – Kazan

Çim Peka – Asgjë tjetër përveçse kazan

Ilir Babaramo – Kazan

Lorenc Vangjeli – Nuk jeton me ato interesa

Arjan Çani – Ti je kazani i parë

Të fundit