Flash News

KRYESORE

Rama sulmon kundërshtarët e paketës 'anti- KÇK': Avokatë të krimit që janë armiqësuar me të vërtetën

Kryeministri Edi Rama me anë të disa reagimeve në “Twitter” u është përgjigjur kritikëve të paketës anti-KÇK, duke i quajtur ‘avokatë të krimit’.

Kryeministri shkruan se qeveria është e angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit.

Rama publikon një mesazh, që thotë se është i  një qytetari, ku shkruan se ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti-KCK.

Reagimi i plotë:

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor.

Të fundit