Flash News

KRYESORE

Rama sulmon PD-në dhe i bën presion Kolegjit Zgjedhor: Do ju zbrapsim, do përballeni…

Rama sulmon PD-në dhe i bën presion Kolegjit Zgjedhor: Do ju zbrapsim,

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Selencia protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 12:00 në Tiranë.

Rama përsëriti deklraratën se opozita është ngujuar në çadër nga frika e drejtësië dhe po përpiqet t’i presë rrugën europiane Shqipërisë. Ai sulmoi PD-në duke e bërë një me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Kryeministri kërcënoi kundërshtarët e tij se do të zbrapsen më 18 qershor, ndërsa dukshëm i ka bërë presion gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të cilët kanë tashmë në dorë fatin e zgjedhjeve parlamentare.

“Është vërtetë dëshpërtuese të shohësh një parti që lindi nga shpresa për një Shqipëri si Europa, të ngunjohet në bulevard për t’i prerë rrugën europiane vendit, për t’i prerë rrugën të ardhmes duke u bërë barrikadë për të mos lejuar çlirimin nga korrupsioni në drejtësi.

Ne e dinim shumë mirë kur filluam këtë betejë se pengesa më e madhe për tu kapërcuar ishte drejtësia e korruptuar dhe vendosëm në programin tonë reformimin e thellë të sistemit edhe pse nuk i kishim votat për të ndryshuar Kushtetutën, por e vendosmë në program me bindjen se tani i ka ardhur koha drejtësisë së pavarur. Ata që drejtojnë Partinë Demokratike dhe ata që qëndrojnë në krye të sistermit të drejtësisë janë të lidhur si mishi me thoin, por të jeni të bindur se më 18 qershor ne do i zbrasim njëherë e përgjithmonë. Të jeni të bindur se votimi i vettingut për të çliruar drejtësinë do të përfundojë më 18 qershor. Parlamenti i ri menjëherë pas betimit të qeverisë së re do të zhbllokojë procesin. Brenda këtij viti do të shikoni se si njëri pas tjetrit të lëshojnë pallatin e drejtësisë ata që kanë bërë krime në kurriz të këtij popullit”, tha Rama përpara militantëve socialistë.

Basha mbërrin në selinë e PD, shoqërohet nga dy vajzat dhe bashkëshortja

Gazetat kryesore ‘braktisin’ protestën e opozitës, i japin rëndësi periferike qytetarëve

Të fundit