Flash News

KRYESORE

Rama sulmon sërish Mynyr Konin: Kujt i ankohet? Universiteti nuk është liri për të bërë tendera

Rama sulmon sërish Mynyr Konin: Kujt i ankohet? Universiteti nuk

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë një bashkëbisedimi me studentë lidhur me  ‘Programin Kombëtar të Praktikave të Punës’.

Kryeministri i drejtohet rektorit, se ‘universiteti është autonom, nuk është liri për të bërë tendera, apo e drejtë për të bllokuar universitetin për tendera’.

“Është kulmi që të sigurohet biblioteka digjitale dhe që universit i Tiranës të mos e përdorë dot se nuk ka sistem teknologjie që lejon përdorimin e bibliotekës digjitalet dhe studentët të jenë të përjashtuar nga aksesi se rektori nuk ka garantuar as këtë minimum. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër. Të gjithë dokumentet e studentëve të mbahen me punë dore sikur jemi në epokën e kooperativave bujqësore, kjo flet vetë.

Më e rënda është se në vend se ti zgjidhë, rektori ankohet. Kujt i ankohet, pse unë e sjell këtë temë në diskutim? Po si t’ja bëjmë? Ta mbajmë ne këtë përgjegjësi ne? Kur i thua prit se kemi zgjedhur një sistem përgjegjësish, c’më duhet mua thotë, unë qeverinë kam. Universiteti është autonom, nuk është liri për të bërë tendera, apo e drejtë për të bllokuar universitetin për tendera, por është përgjegjësi.

Kemi preferuar të mos ndërhyjmë, por është problem. Universiteti bën dhe antiplagjiaturën, jo qeveria apo media. Por nuk është bërë asgjë. Ka shumë që ju shfaqen si profesorë e doktorë, por në fakt janë thjeshtë sharlatanë”, tha Rama.

Të fundit