Flash News

KRYESORE

Rama takim informal me Thaçin i shoqëruar nga gazetari i njohur

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim jo-zyrtar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shqipëri.

Pala kosovare nuk ka bere te ditur asnje detaj rreth temave te diskutimi, ndërsa kreu i ekzekutivit shqiptar eshte mjaftuar me publikimin e nje fotoje, ku uron një vit të mbarë për dy shtetet: “Qoftë ky vit i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, shkruan Rama në ‘Instagram'.

Në vizitën e tij, Thaçi u shoqërua edhe nga gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, i cili njihet për miqësinë me dy liderët shqiptar.

Po ashtu, flitet se Haxhiu ka ndikuar tek kryeministri Rama në emërimin e dy ministrave të rinj: Besa Shahini, Ministre e Arsimit dhe Sporteve dhe Gent Cakaj, Ministër i Jashtëm.

Të fundit