Flash News

KRYESORE

Rama takim me kërcënime ndaj drejtorëve të ALUIZNI-t dhe Hipotekave

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorët e rinj të Hipotekave dhe të ALUIZNI-t. Rama e nisi takimin me kërcënime ndaj grabitqarëve të zyrave të shtetit.

“Ne kemi kërkuar nga qytetarët e zakonshëm në aleance me ta për të hequr të gjitha grabitqarët dhe parazitët në administratë. Të gjithë jeni në provë, nuk e keni provën as me partinë e as me qeverinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e Hipotekave. Po e ndaj Hipotekën nga ALUIZNI-n nga Hipotekat, pasi ka shembuj të mirë për të bërë ndarjen e qartë të shapit nga sheqerit. Lufta me korrupsion do të vazhdoj çdo ditë, secili nga ju duhet ta ketë të qartë se duhet ta ketë të qartë që ta fitoj rrogën nga taksat e qytetarëve. Janë 35 punonjës hipotekash të cilët janë nëpër gjyqe, si pasojë e platformës të qeverisjen me qytetarët. Çdo drejtor do të mbaj përgjegjësi për çdo ankesë për qytetarët. Çdo kthim dosje nga AULIZNI, do të jetë dorëheqje për çdo drejtor”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri shtoi se ALUIZNI ka shumë probleme. Sipas Ramës, mjafton që qytetarët të kontaktojnë në platformë dhe shkaktari i vuajtjes së tyre nuk do të jetë më në zyrën e shtetit.

Të fundit