Flash News

KRYESORE

Rama takim me Kryeministrin kroat për Ballist Morinën

Rama takim me Kryeministrin kroat për Ballist Morinën

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Mal të Zi me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković.

Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri në rrjetet sociale teksa shkruan se 'u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës'.

“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij” shkruan Rama.

Një gjykatë kroate ka vendosur ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë, por mbetet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë dhe vendimi përfundimtar i ministrit të Drejtësisë.

 

 

 

 

 

Të fundit