Flash News

KRYESORE

Rama takim me homologun kroat dhe holandez: Diskutime mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, aty ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Kryeministri Rama është takuar me homologun e tij kroat dhe atë holandez. Rama e konsideron tejet të rëndësishëm takimin, për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Davos - Me kryeministrin kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte, mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin “, shkruan Rama në facebook teksa ka publikuar dhe një vite me kryeministrat Mark Rutte dhe Andrej Plenković.

Të fundit