Flash News

KRYESORE

Rama takim me MPJ të Suedisë: Folëm për kryesimin e OSBE dhe situatën në Bjellorusi; së bashku edhe kundër krimit të organizuar

Rama takim me MPJ të Suedisë: Folëm për kryesimin e OSBE dhe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde. Në një konferencë të përbashkët pas takimit Rama tregoi se është folur për temat e OSBE-së, si dhe  palët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për nxitjen e dialogut në Bjellorusi.

"Sapo kemi përfunduar një takim  shumë të dobishëm me ministres suedeze të punëve të jashtme, mund ta them me kënaqësi mike të çmuar e cila është këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhshme Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit.

Kemi folur për temat e OSBE-së, kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesimit, kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta për të cilat fatmirësisht ne kemi një qasje 100% të dakordësuar”, tha Rama.

Po ashtu, Rama ka paralajmiëruar një projekt investimi të Suedisë në turizëm, ndërsa po ashtu thekson se bashkëpunimin e vendit nordik do ta kemi edhe në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, duke bërë shkëmbime mes oficerëve të vendeve tona respektive për të përfituar nga eksperienca.

“Suedia i ka qëndruar Shqipërisë pranë si një mik i vërtetë, projektet e bashkëpunimit kanë sjellë gjithnjë cilësi dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej ashtu si kundër ne jemi shumë të lumtur që shumë shpejt do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresoj që kjo të vlerë në një Shqipëri turistike, kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë.

Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm të çojmë oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu", tha Rama ndër të tjera.

Të fundit