Flash News

KRYESORE

Rama takim me Pompeon në SHBA, ish-deputeti ngre pyetjen e rëndësishme: A do t’i shprehë solidarizimin e Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit?

Rama takim me Pompeon në SHBA, ish-deputeti ngre pyetjen e

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në SHBA, ndërsa do pritet në një takim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Tritan Shehu, duke komentuar vizitën e kryeministrit shtron një pyetje për qëndrimin e Ramës dhe solidarizimin e qeverisë shqiptare në lidhje me politikat e SHBA në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shprehet se e mirëpret solidarizimin e qeverisë, por nënvizon se mbështetja duhet të jetë reale

Te them te drejten me padurim po e pres nje lajm te tille publik, sepse kjo mbeshtetje nuk mund te behet tashme vetem me belbezime, duke pasur frike se mos e degjojne te tjere jashte asaj dhome”, shkruan Shehu.

“Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.

Shkelqyeshem dhe e pershendes nga zemra nje takim te tille, nqs do te ndodhe!

Por kam nje pyetje, Rama a do t’i transmetoje Sekretarit te Shtetit, apo dhe Keshilltarit te Sigurise se Shtepise se Bardhe solidarizimin e Shqiperise me inisiativen shume te rendesishme te ShBA e Presidentit Trump per tu involvuar ne menyre te plote e konkrete perseri ne Lindjen e Mesme, per planin e tyre te paqes midis Izraelit e Palestines, per te siguruar stabilitet, penguar radikalizmin e terrorizmin aty, per prosperitet ne te ardhmen e asaj zone jashtezakonisht te veshtire, elemente qe imponojne rolin lider amerikan aty, ne fakt si kudo ne zonat e nxehta ne Glob?!

Une e di qe kjo mbeshtetje nga Rama nuk eshte shume e rendesishme per Washingtonin, por e theksoj se eshte shume e rendesishme per Shqiperine e shqiptaret.

Kjo lidhet me strategjine tone kombetare, “Ne politikat globale te sigurise ne ndjekim ShBA”, gje qe nuk mund te behet e besueshme nqs Kryeministri ne praktike vepron ndryshe, voton kunder ose hesht.

Vecanerisht kjo eshte e domosdoshme per neve mbas dy votave kunder prezences amerikane ne ate zone, qe Qeveria e Rames ka dhene ne Asamblene e OKB e ne Konferencen Islamike.

Te them te drejten me padurim po e pres nje lajm te tille publik, sepse kjo mbeshtetje nuk mund te behet tashme vetem me belbezime, duke pasur frike se mos e degjojne te tjere jashte asaj dhome”, shkruan Shehu.

Të fundit