Flash News

KRYESORE

Rama takim në orët e vona me Tahirin, gazetari: Kryeministri i kërkon të largohet nga Grupi Parlamentar, acarohet ish-ministri

Rama takim në orët e vona me Tahirin, gazetari: Kryeministri i

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është zhvilluar një takim që ka degraduar në debate te ashpra.

Kështu tha mbrëmë gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Klan”. Ai u shpreh se ndonëse nuk është e konfirmuar, burime bëjnë me dije se Tahiri dhe Rama kanë zhvilluar një takim kokë më kokë ku kryeministri i ka kërkuar Tahirit që të largohet nga Grupi Parlamentar i PS-së në mënyrë vullnetare.

Por kjo kërkesë dhe fakti se askush nuk i ka dalë në mbrojtje e ka acaruar Tahirin, duke pasur edhe një përplasje me Ramën. Mbetet për t’u parë nëse ky takim është i vërtetë dhe nëse ka patur debate mes tyre.

Të fundit