Flash News

KRYESORE

Rama takime me deputetët e qarqeve, iu lë porositë për zgjedhjet e 2021: S'ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S'jam për lista të hapura

Rama takime me deputetët e qarqeve, iu lë porositë për

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama ka zhvilluar sot takime me deputetët sipas qarqeve. Në takimin prej 6 orës, nga 13:00 deri në orën 19:00, të mbajtur në Sallën e Hartave në Kryeministri, Rama iu ka ndarë detyrat deputetëve si dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe s’ka as lista të hapura, edhe pse kësaj të dytës “nuk i dihet deri në fund”.

Gjatë takimeve, Rama iu ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja.

Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, u ka thënë Rama deputetëve. Ndërkohë, mësohet se Rama do të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.

Këto takimet të kreut të qeverisë vijnë në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për Reformën Zgjedhore dhe opozita parlamentare kërkon lista të hapura, të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe pargun 5%. Nga ana tjetër në Kuvend është dorëzuar dhe një projektligj i dakordësuar me opozitën jashtë parlamentare dhe PS-së i duhet të zgjedh.

Të fundit