Flash News

KRYESORE

Rama takon Erdogani: Folëm për situatën në Ballkanin Perëndimor

Rama takon Erdogani: Folëm për situatën në Ballkanin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim informal me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë shqiptare në një postim në rrjetet sociale dhe duket se takim ka qenë miqësor pasi presidenti turk e ka pritur në rezidencën e tij verore në Marmaris.

Rama bën me dije se kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷" shkruan Rama krahas fotos të publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak ditë, teksa po fliste gjatë një emisioni për politikën e Jashtme të Shqipërisë, Rama tha se është nder të jesh pasagjer në sediljen e pasme dhe të kesh shofer presidentin turk Erdogan.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158148832076523/?type=3&theater

Të fundit