Flash News

KRYESORE

Rama: Taksa në ‘Rrugën e Kombit’ e pavërtetë, një ditë do të më japin të drejtë

Rama: Taksa në ‘Rrugën e Kombit’ e pavërtetë,

Kryeministri Edi Rama shprehu indinjatën e tij për të gjithë ata të cilët shfryjnë mllef e helm për taksën e Rrugës së Kombit. Ai sqaroi se është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet ‘taksë’ kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri!

“ Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj ‘takse’ për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër.”, shkroi Rama në Facebook.

Ai shtoi se nuk ishte hero kur e mbrojti pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe as nuk është tradhëtar sot, kur do ta mbrojë deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!

“Nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët, deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.” shtoi ai.

Kryeministri përqafon edhe ata që vazhdojnë ta shajnë “sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim”.

Të fundit