Flash News

KRYESORE

Rama te Erdogan me ‘charter’ luksoz, shoqërohet nga ministri që mbyll marrëveshjet me turqit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara me një ‘charter’ luksoz për të marrë pjesë në betimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohej nga ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili njihet si njeriu i Qeverisë që mbyll marrëveshjet me turqit, rasti i fundit është aeroporti i Vlorës. Pjesëmarrja e Gjiknurit në këtë ceremoni krijon dyshimet se vizita e delegacionit shqiptar në Ankara nuk lidhet vetëm me betimin e presidentit të Turqisë.

Në betimin e Erdogan morën pjesë me dhjetëra kryeministra dhe presidentë, përfshirë ata të rajonit të Ballkanit, ndërkohë që liderët e Bashkimit Evropian e bojkotuan ceremoninë.

“Marrëveshja e re e detit na dëmton ekonomikisht”, a do e shpërfill Rama nesër paralajmërimin anëtarit të delegacionit shqiptar?

Të fundit