Flash News

KRYESORE

Rama telefonatë me Angela Merkel, ‘zbardh’ bisedën 45-minutëshe: Vendosëm të gjitha pikat mbi “i”

Kryeministri Edi Rama njofton përmes rrjeteve sociale se ka patur një bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Sipas Ramës, biseda mes tyre ka zgjatur rreth 45 minuta, nga e cila sipas tij u vendosën pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.

Danke Angela”, shkruan Rama, lidhur me bisedën e Merkel.

Kujtojmë se grupit parlamentar CDU/CSU u shpreh pro nisjes së bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-s por me 9 kushte, 6 prej të cilave lidhen me mirëfunksionimin e shtetit ligjor përmes organeve të drejtësisë.

Të fundit