Flash News

KRYESORE

Rama tërheq urdhërin; përballja e parë mazhorancë - opozitë në një emision politik

Që pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve ne fund te muajit shkurt, kryeministri Edi Rama pati urdhëruar përfaqësuesit e PS-së qe të mos shfaqen në studio televizive me ata të kampit kundërshtar.

“Për sharjet dhe shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”, ishte udhëri i Ramës, që u thye sot nga Petro Koçi.

Zv/ministri i Mbrojtjes ishte i ftuar në emisionin Real Story në te njejtin panel më anëtarin e kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadillin.

Mund të ekzistojnë dy arsye që kryeministri ka marrë këtë vendim: ose i ndikuar nga situata politike që nuk anon në favorin e mazhorances ose Koçi ka vepruar me mendjen e vet. E dyta ka pak gjasa të jetë e vërtetë në rastin e Partisë Socialiste.

Të fundit