Flash News

KRYESORE

Rama tërhiqet dhe i jep fonde Akademisë së Shkencave, por presidenti Meta nuk e dekreton kryetarin

Rama tërhiqet dhe i jep fonde Akademisë së Shkencave, por

Presidenti Meta nuk do të dekretojë kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj. Burime nga Presidenca thanë për gazetën “Panorama” se shkak për mosdekretimin e kryetarit të ri të Akademisë janë procedurat jo të rregullta në zgjedhje, pa kandidatë alternativë.

Mosdekretimi i kreut të Akademisë së Shkencave e bën të pafunksionueshëm këtë institucion, duke e detyruar të anulojë rezultatin e zgjedhjeve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Gudar Beqiraj e ka mbajtur më herët postin e kryetarit të ASH-së, në vitet 2009-2014. Procesi zgjedhor për kryetarin e Akademisë kaloi përmes polemikave dhe debateve, ku kritikat adresoheshin për një proces të mbyllur, shkëmbim vendesh mes nënkryetarit e kryetarit dhe zgjedhje pa alternativa. Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij nënkryetar, Myzafer Korkuti, 81 vjeç, dha dorëheqjen.

Por edhe pse Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë fonde për këtë Akademi Shkencash e cila duhet të reformohet, në projektbuxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar pothuajse buxhet të njëjtë. Për vitin 2017, qeveria Rama i akordoi Akademisë së Shkencave 112 milionë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2018 ka parashikuar një fond prej 110,5 milionë lekësh të rinj.

Të fundit