Flash News

KRYESORE

Rama tërhiqet nga dialogu? “Opozita kurrë mos u ktheftë në zgjedhje. Ikim kur të vendosë populli”

Rama tërhiqet nga dialogu? “Opozita kurrë mos u ktheftë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim edhe në qytetin e Mirditës në kuadër të prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kryefjalë e fjalimit të tij ishte mungesa e opozitës, për të cilën nuk i kurseu akuzat duke thënë se djegia e mandateve lidhet me frikën nga reforma në drejtësi.

Rama vijoi më tej duke thënë se Partia Demokratike drejtohet nga njerëz dembel ndërsa në fund nuk kurse as akuzat: “Kurrë mos u kthefshi. Ne do të ikim kur të vendosë populli. Mos u merrni me ikjen tonë, sepse po ikni në drejtim të paditur”.

“Të gjithë shqiptarët të mendojnë si njerëz që jetojnë në këtë vend, që kanë familjet dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre këtu. Ne jemi në këtë fushatë zgjedhjesh me një kundërshtar, i cili nuk do zgjedhjet.

Një fjalë në tre e kanë: vjedhje, vjedhje, vjedhje, sa herë që shohin një punë iu duket vetëm vjedhje. Ata janë qorrat më të mëdhenj. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Ata janë pak dhe do të jenë përditë e më pak, sepse njerëzit kanë mërzi, kanë shqetësimi dhe ankesa, revoltë dhe që i ndjekin pas do t’i braktisin çdo ditë. Ata kanë marrë fund moralisht dhe nga mendtë e kokës, ata janë dembelë të mëdhenj dhe Shqipëria nuk ka pasur më parë kaq dembelë. Ky që drejton revolucionin imagjinar.

Ky drejtoi Tiranën dhe katër vjet sahati i Tiranës  nuk punoi. Atij nuk i lëviz ora. Ky i paaftë nuk di të drejtojë. Kanë frikë nga zgjedhjet dhe e dinë se humbin. E mora për dore këtë njeri dhe i thashë: Ku po shkon. I thashë ktheu dhe  të bëjmë diçka për vendin. Ia dhashë të gjitha që kërkoi. Këta kanë dhënë edhe leje shtatzënie për kriminelë për të trembur njerëzit. I mori të gjitha  që deshi dhe ishin zgjedhjet më të qeta që janë bërë ndonjëherë.

Iku me pushime dhe u kthye dhe filloi prapë historia. Gazi është blerë në kohën e tyre, është blerë në vendet demokratike dhe që e përdorin për protesta. Kurrë mos u kthefshi. Ne do të ikim kur të vendosë populli. Mos u merrni me ikjen tonë, sepse po ikni në drejtim të paditur. Në zgjedhje ata i mundim në gjumë”, deklaroi Rama në fjalimin e tij.

Të fundit