Flash News

KRYESORE

Rama: Tërmeti mund të sjellë ndryshim të madh për rindërtimin, banesat e reja gati brenda 2020

Rama: Tërmeti mund të sjellë ndryshim të madh për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda vitit të ardhshëm banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit do kenë shtëpinë e tyre gati. Ai e bëri të qartë se banesat do të bëhen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve. Rama ishte i pranishëm në përurimi i veprës “La Radura” të arkitektit italian, Stefano Boeri.

“Nuk është vetëm kryeqyteti por edhe vendet e tjera në emergjencë që janë prekur në mënyrë serioze nga tërmeti. Ne do të flasim për ata në kryeqytet. Kemi edhe ata në zonat rurale. Sfidë për të ndërtuar lagje të re dhe infrastrukturë. Për ata që kanë nevojë për të pasur një strehë për t’ju dhënë një strehë më të mirë. Ti afrojmë pak me njëri tjetrin dhe fragmentimin e tmerrshëm për ndërtimet e shpërndara.

Shembujt e ndryshëm që mund t’i referohemi janë të ndryshëm, ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si ndryshim i madh për një rindërtim me cilësi të re. Brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor vitin, por më përpara se viti i ardhshëm ne do jemi në gjendje për t’u ofruar mundësinë për të jetuar në një shtëpi më të mirë se ajo që kishin jetuar më parë”-, u shpreh Rama.

Të fundit