Flash News

KRYESORE

Rama: Thaçi nuk ka tentuar ta bllokojë punën e Gjykatës Speciale, isha vetë prezent kur mbështeti nismën e saj

Rama: Thaçi nuk ka tentuar ta bllokojë punën e Gjykatës

Kryeministri Edi Rama po jep një intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon, i cili transmetohet në Klan Kosova.

Intervista po zhvillohet në kryeministri, ku Rama po flet për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata e Hagës.

Rama tregon se ishte vetë prezent në momentin e disa bisedimeve kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special, dhe shton se si Thaçi ashtu edhe Mustafa mbështetën nismën pa rezerva.

Ajo që ka ndodhur dhe mua s’më kujtohet s’ po gjej dot fjalët për tu shprehur. Ai tekst mu duk përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë. Për një moment mendoni vetëm këtë. Ai tekst ka marrë dhenë dhe bota është zvogëluar për shkak të shpejtësisë me të cilën janë shpërndarë lajmet.

Si mundet të flitet për të vrarët me shifra… rreth 100. Flitet për obstruksion ose përpjekje për pengim që është një hata më vete pasi jam dëshmitar për këtë rast pasi unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Thaçin e Mustafën në Prishtinë kur diskutohej futja në rendin e ditës dhe tribunal special dhe e di mirë se të dy udhëhqesësit në fjalë ishin pa rezervë për ta mbështetur këtë nisëm edhe kishin problemin e garantimit të nevojshëm të kuorumit për ta votuar. Ne e dimë se nëse s’do kishte vullnet nuk kalonte”, tha Rama.

Të fundit