Flash News

KRYESORE

Rama thirrje të rinjve: Lërini diplomat, merrni zanatin. Më shumë mundësi për punë

Rama thirrje të rinjve: Lërini diplomat, merrni zanatin. Më

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në “Olimpiadën e aftësive” të vitit 2018-të u bëri thirrje të rinjve që t’i kushtojnë rëndësi arsimit profesional.

“Numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progesive. Ne kemi një numër jo të vogël nxënësish që kanë zgjedhur arsimin profesional dhe kanë bërë shumë mirë. Anketa e punës tregon se shkalla e nxënësve që diplomohen në rsim të lartë është 12% më e lartë.

Vlera e pagës për ata që mbarojnë arsimin profesional është më e lartë. 20% më shumë është mundësia e punësimt të atyre që ndjekin arsimin profesional. Kjo lidhet dhe me urinë e madhe që ka tregu i punës për zanatçinj. Numri i të diplomuarve në arsimin profesional në 2016-n është rritur dyfish krahasuar me një vit më parë”, u shpreh ndër të tjera Rama duke shtuar se sa më shumë zanate e profesione aq më e qëndrueshme do të jetë rritja ekonomike nesër.

Të fundit