Flash News

KRYESORE

Rama thotë se do fitojë Shkodrën, por nuk konfirmon emrin e kandidatit

Rama thotë se do fitojë Shkodrën, por nuk konfirmon emrin e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me militantët në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Rama u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të fitojë këtë bashki dhe akuzoi demokratët se u ka munguar vizionin për drejtimin e Shkodrës.

“Na ndan shumë pak kohë që nga dita kur PS do të marrë drejtimin e Shkodrës. Më në fund do të na jepet mundësia që të bëjmë për Shkodrën shumë më tepër se çfarë kemi mundur të bëjmë në kushtet kur e kemi patur të mundur të gjejmë një rrugë bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës. Por edhe për faktin që drejtimin e bashkisë e ka marrë mungesa e vizionit, ideve, dhe mungesa e një sensi përkatësie ndaj Shkodrës”, tha Rama.

Por pavarësisht se u shpreh i bindur për fitoren, Rama nuk e konfirmoi emrin e kandidatit socialist. Gjithsesi, ai la të kuptohet se është prefekti Valdrin Pjetri i preferuari për të garuar në Shkodër.

“Prandaj e thirra Valdrinin dhe i thash do shkosh prefekt në Shkodër dhe duhet të bësh çmos që njerëzit të trajtohen me dinjitet në zyrtat e shtetit”, u shpreh Rama.

Të fundit