Flash News

KRYESORE

Rama thotë se do të fusë në burg ndërtuesit me shkelje, por a po "prish provat" duke shembur godinat?

Rama thotë se do të fusë në burg ndërtuesit me shkelje,

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit kryeministri, Edi Rama dha një tjetër paralajmërim për ndërtuesit, të cilët shkelin lejet. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërtuesit të cilët nuk respektojnë lejet e ndërtimit do të shkojnë në burg.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij. Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Ndërkohë që në Durrës ka nisur puna për prishjen e pallateve të cilët janë dëmtuar dhe aty banorët nuk mund të banojnë më pasi u rrezikohet jeta. Prokuroria bëri thirrje që godinat pavarësisht se janë të dëmtuara, nuk duhet që të prishen, pasi si fillim duhet që të merren provat.

Ndërkohë që sot IKMT nisi shembjen e Hotel Lubjanës, si edhe të Vila Verde-s.

Por ndërsa kreu i qeverisë ka kërkuar që të vihen përpara ligjit të gjithë ata që kanë bërë shkelje me ndërtimet, përse ky nxitim për të shkatërruar godinat e pabanueshme?

Si fillim duhet që të kryheshin hetimet e nevojshme, e më pas të vazhdohej me procedurën. Pa prova nuk mund të dënohen përgjegjësit, të cilët kanë ngritur godina që përbëjnë rrezikut për jetën e njeriut. Prokuroria e Durrësit ndërkohë ka ngritur 2 ekipe për të hetuar abuzimet, ndërsa po hetohen 200 dosje.

Të fundit