Flash News

KRYESORE

Rama ‘thumbon’ Bashën: LBPD nuk as di, as mendon si të ndihmojë; ëndërron protesta të mëdha nesër

Rama ‘thumbon’ Bashën: LBPD nuk as di, as mendon si të
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin  Lulzim Basha lidhur me sugjerimet për qeverinë e këtij të fundit mbi situatën me pandeminë. Rama shkruan se kryedemokrati, duke përdorur inicialet e emrit dhe të partisë LBPD, nuk ndihmon por vazhdon me avazin e “7×7=42”, teksa shton se e ka ‘mendjen’ për protesta. Rama shton më tej se Shqipëria do të fitojë këtë luftë dfhe se Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.  Reagimi “LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës“, shkruan Rama.

Të fundit