Flash News

KRYESORE

Rama tjetër mesazh për Kosovën: Sa të jem unë, nuk do lejoj të mbytemi në ‘acidin’ e së shkuarën

Rama tjetër mesazh për Kosovën: Sa të jem unë, nuk do

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh për Kosovën dhe politikanët që kanë refuzuar pjesëmarrjen në mini-shengenin Ballkanik për shkak të pranisë edhe të Serbisë.

Rama i ka konsideruar deklaratat e tyre për politikë të brendshme.

“Kjo nismë është gjithëpërfshirëse dhe nuk përjashton askënd. Ka 20-30 vjet që sa herë duhen marrë vota e duhet bërë politikë, predikohet hapja e kufirit të Shqipërisë me Kosovë. Kufiri nuk hapet, jo se çohen në Beograd, por në Washington, Bruksel.

Me këtë nismë të hapim tërë kufijtë dhe nuk ka asnjë kusht. Do ishte për t’u konsideruar e papranueshme nëse mungesa e Kosovë do ishte rezultat i njohë kushti nga Serbia. Nuk ka asnjë kusht.  Nëse biem dakord për liberalizim në çdo aspekt, ma thoni çfarë fiton Kosova duke mos ardhur.

Më vjen shumë keq, janë deklarata për politikë të brendshme në një rrugë që e konsideroj qorre për Kosovën. Kosova s’ka nevojë për izolim, vetëpërjashtim, apo garë të brendshme se kush është më refuzues ndaj proceseve të integrimit dhe nuk ka nevojë të bëjë të pakënaqur edhe ata që e mbështetën pa kushte në ditët e veta të vështira. Sot këtu është BE, SHBA, 4 vende që e  kanë të hapur derën edhe dy tjerët të Ballkanit Perëndimor. Dhe nëse Kosova ka nevojë sot për respekt dhe integrim, zhvillim ekonomik, kjo është rruga.

Rrugët e tjera të fantazive neo-marksiste, të proteksionizmit absurd, vendosjes së pikave krahasuese me tarifat e SHBA e Kinës janë vetëvrasje në planin ekonomik dhe atë politik, pasi miqtë e partnerët në këtë proces janë këtu”, tha Rama, duke shtuar se “Kjo nuk bëhet për pushtet apo vota, kjo që po bëjmë. Po të ishte ashtu, mbase nuk do ishim këtu sot, por për të ardhmen, që i harrojmë kur flasim për politikë.

Me ata që merren me sipërmarrje, ata që duna të lëvizin e investime. Ne jemi shumë të vegjël të ndarë. Nëse duam më shumë investime në çdo fushë, duhet tu ofrojmë investitorëve treg të hapur. Serbia ka numrin më të madh të investimeve të huaja, por është e pamjaftueshme për Serbinë që sot është në një nivel investimesh e pyetja është sa është tregu?

Kjo nismë është për të ardhmen, nuk është oxhak për të shkuarën. Vetëm duke bashkëpunuar për të ardhmen mund të shërojmë plagët e së shkuarës. Nëse mbytemi në acidin e së shkuarën, ne vrasim të ardhmen dhe këtë nuk kam për ta lejuar kurrë sa të jem unë në këtë pozicion”.

Të fundit