Flash News

KRYESORE

Rama tjetër mesazh për tërmetin, apel demokratëve: Më mirë më shani këtu se të bëni sërish parashikime

Rama tjetër mesazh për tërmetin, apel demokratëve:

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sërish një tjetër mesazh për situatën e ndodhur pas tërmetit që ka tronditur prej dy ditësh, kryesisht banorët e Tiranës dhe Durrësit.

Duke ironizuar lajmet e rreme, Rama u drejtohet me një apel edhe demokratëve në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES  dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete), ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja”, shkruan kryeministri.

Të fundit