Flash News

KRYESORE

Rama tjetër sqarim për paketën financiare: Këto janë bizneset që do të përfshihen

Rama tjetër sqarim për paketën financiare: Këto janë

Kryeministri Edi Rama sqaron se të tjera biznese do të përfshihen në paketën e zgjeruar financiare.

Në një status në rrjetet sociale, sipas kryeministrit do të përfitojnë pagat e punonjësve bizneset e mbyllura prej Covid-19 si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhinj, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, etj.

“Përditësim i pagesave për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta

Vazhdojnë përditë verifikimet e aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës

Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar.

*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, sqaron Rama.

Të fundit