Flash News

KRYESORE

Rama tregon kush do jenë dy zyrtarët shqiptarë që do të drejtojnë procesin e përgatitjes për hapjen e negociatave

Rama tregon kush do jenë dy zyrtarët shqiptarë që do të

Kryeministri Edi Rama ka treguar së kush do të jenë dy njerëzit të cilët do të drejtojnë procesin e përgatitjes për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ku i pranishëm ishte edhe Komisioneri Johannes Hahn, Rama njoftoi atë që e quajti nisjen e fazës përgatitore të procesit negociator.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se ky proces do të drejtohet nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Kreu i delegacionit shtetëror për ndërveprimin më të ngushtë dhe në vijim për procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian do të jetë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Paralelisht me këtë, për të siguruar koordinimin teknik të procesit dhe harmonizimin e të gjithë punës përgatitore për hapjen formale të negociatave qeveria do të ketë si koordinator teknik zëvendësministrin për Europën dhe Punët e Jashtme”, u shpreh Rama.

Gent Cakaj ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama ndërsa në datën 19 qershor të këtij viti ai u emërua në postin e zëvendësministrit të Jashtëm.

Të fundit