Flash News

KRYESORE

Rama tregon kush është “shtriga” e Albcontrol gjatë prezantimit të ‘Air Albania’

Rama tregon kush është “shtriga” e Albcontrol gjatë

Fjalimin për prezantimin e ‘Air Albania’, kryeministri Edi Rama e mbylli me falenderimet për personat që kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

Një prej tyre që Rama përmendi është Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol, të cilën ai e quajti “shtriga kuq e zi”.

“Mbi të gjitha një falenderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot”, u shpreh Rama.

Belinda Balluku ka qenë më parë e martuar me gazetarin Sokol Balla dhe emërimi i saj në krye të Albcontrol ka shkaktuar në të kaluarën debate politike.

Rama: Falenderon "shtrigën" e ajrit on Vidnews.

Të fundit