Flash News

KRYESORE

Rama tregon kush janë tre politikanët që vlerëson më shumë nga PD

Rama tregon kush janë tre politikanët që vlerëson më

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, i pyetur nga moderatorja Eni Vasili se kush janë tre politikanët nga Partia Demokratike që vlerëson më shumë, nuk ka nguruar të japë një përgjigje.

“Aty ka pasur njerëz me vlerë. Problemi është që vlerat mund të shpërfaqen kur krijohen kushtet. Alfred Serreqi është një politikan që ruaj shumë respekt. Ministri i parë i Jashtëm i PD. Njeri i kulturuar dhe shumë dinjitoz. Një njeri që dukej sikur ishte i vetmi që përdorte lapsin kur i binin ansamblit të Saliut, ishte Ridvan Bode. Pavarësisht të gjithave, bënte diferencën. Mos ishte ai, Saliu do bënte prapë piramidat. Të tretin do dëshiroja të thosha Jozefina Topallin, për një fakt që besoj se meriton respekt, sepse ishte gjithnjë konsekuente, edhe në gabime”, është shprehur Rama.

Të fundit