Flash News

KRYESORE

Rama tregon kushtin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme: E di që Basha nuk do e pranojë sfidën

Rama tregon kushtin për të shkuar në zgjedhje të

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke folur në mitingun në Tiranë, ku u prezantua kandidatura e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës, Rama tha se ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje të parakohshme nëse opozita fiton qoftë edhe një bashki më shumë se PS-ja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Nëse fitoni qoftë edhe një bashki më shumë se ne, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Unë e di që Lulzim Basha nuk do e pranojë këtë sfidë”, tha Rama duke shtuar se PD dhe LSI e dinë që “nuk e mundin dot koalicionin PS me qytetarët.”

Opozita ka djegur mandatet duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Sipas opozitës, qeveria teknike do të bëjë të mundur shkëputjen e lidhjes së krimit me pushtetin, çka do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të fundit