Flash News

KRYESORE

Rama tregon një pasion tjetër se çfarë do të bëjë kur të iki nga politika. Revista amerikane i zbulon pasuesin

Kryeministri Edi Rama në një shkrim të Forbes ka folur për të kaluarën e tij si artist por edhe sa i takon së ardhmes.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai kryeministri teksa shton se “tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua”.

Në të ardhmen, Rama thotë se do te bëjë diçka, me shijen. “Shijen? Po. Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, vijon kreu i qeverisë.

Rama zbulon edhe një pasion tjetër “Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”.

Forbs në shkrimin e saj ndalet edhe tek pasuesi i Ramës, ku përmend Erion Veliajn.

“Mendimi popullor e sheh kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se ruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit”, shkruan Forbes.

Të fundit