Flash News

KRYESORE

Rama tregon për zjarrfikësin unik: La oksigjenin e u kthye te gërmadhat, deri në frymën e fundit

Rama tregon për zjarrfikësin unik: La oksigjenin e u kthye te

Sakrifica e ekipeve të kërkim-shpëtimit është shumë e madhe në këtë ditë të sotme, ku Shqipëria është tronditur nga tërmeti i mëngjesit.

Kryeministri Edi Rama ka treguar në profilin e tij në Facebook, për një zjarrfikës të palodhur, që në asnjë moment nuk hoqi dorë nga përpjekja për të gjetur njerëz nën rrënoja.

“Në ditë me diell, kjo do titullohej thjesht PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.”, shkroi Rama.

Në fund ai dha edhe një mesazh: “Deri në frymën e fundit për frymën e fundit”

 

Të fundit