Flash News

KRYESORE

Rama tregon përfitimet nga Shengeni Ballkanik me një video në Facebook

Rama tregon përfitimet nga Shengeni Ballkanik me një video në

Kryeministri Edi Rama vazhdon që t’i mëshojë idesë se Shengeni ballkanik është në të mirë të shqiptarëve. Ndërsa në Kosovë e kundërshtojnë me forcë këtë projekt të nisur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kreu i qeverisë, postoi një video në Facebook, ku paraqet argumentet se përse duhet përkrahur.

Edhe në Shqipëri, janë të shumtë zërat që nuk janë dakord me këtë nismë, nga e cila sipas kritikëve përfiton Serbia dhe dëmtohet Kosova. Por Rama thotë se me zbatimin e tij, nuk do të ketë më dogana dhe barriera për njerëzit, bizneset apo kapitalet dhe gjithashtu edhe do të përfitohet financiarisht.

“Shengeni ballkanik është për qytetarët dhe njerëzit e punës, e jo për politikanët që nuk presin në radhë askund”.

Të fundit