Flash News

KRYESORE

Rama tregon përpjekjet për një marrëveshje të dytë me Bashën: E telefonova dhe i dërgova mesazh

Rama tregon përpjekjet për një marrëveshje të dytë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar përpjekjet për një marrëveshje të dytë me kryeopozitarin Lulzim Basha, që më pas u refuzua nga ky i fundit si një kurth i ngritur me dinakëri nga kreu i qeverisë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se kishte telefonuar dhe i kishte dërguar mesazh Bashës për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

“E kam telefonuar (Bashën) dhe në anën tjetër ka qenë sigurisht ‘Albtelecom’. I kam dërguar mesazh, ‘a mund të komunikojmë?’ dhe në anën tjetër ka qenë pasqyra e ekranit të telefonit. Nuk kemi komunikuar dhe nuk ka patur përpjekje nga ana ime për pazar”, u shpreh Rama.

Rama tha se mazhoranca e kishte të qartë mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të përkohshëm dhe pavarësisht votave, kërkoi dialog me opozitën. 

Të fundit