Flash News

KRYESORE

Rama tregon pse nuk i pëlqen ‘5 qershori’: Mos depolitizimi i administratës zgjedhore, fyes për shqiptarët; lëshimi për Bashën i pamerituar

Rama tregon pse nuk i pëlqen ‘5 qershori’: Mos depolitizimi i

Nga foltorja e kuvendit, kryeministri Rama foli për marrëveshjen e 5 qershorit e cila pritet të kalojë sot për miratim në kuvend. Pasi theksoi se  5 qershorin PS do ta votojë me mendje, dhe jo me zemër, kryeministri tha se lëshimi i bërë ndaj opozitës për mos depolitizimin e administratës zgjedhore është i pamerituar.

Sipas kryeministrit mos depolitizimi i administrartës zgjedhore është fyes për votuesit shqiptarë.

PD pas zgjedhjeve të kërkuara nga ne kërkoi të shikonte procesin për përmirësimin  e procesit dhe ne të thoshim jo deri kur të detyronim PD të futej në grevë urie.

Na është dashur të bëjmë beteja absurde për gjëra elementare. Si mund ti thuhet një opozite s’ke të drejtë. Mund ti thuhet vetëm nëse je PD. Nëse e ke pushtetin pa shumicë.

Sot jemi shumicë solide, dhe nuk kemi asnjë problem as me sistemin, as me koalicionet, as me dreqet e shejtanet. Shumica nuk merret me ligje në tavolinë, me kode, me amendamente, me votë.  Sot jam me mendje i bindur që duhet ta votoni të gjithë 5 qershorin, jo sepse mua më pëlqen. Unë kam një problem të madh me 5 qershorin. Mos depolitizimi i administratës zgjedhore që është fyes për Shqipërinë, për profesione që janë në punës mësues e në vendet e tjera të punës që të konsiderohen hajdutë. Por ky është lëshimi i madh i pameriturar totalisht për Bashën e lidershipin e opozitës jashtëparlamentare por i merituar për votuesit e tyre, zgjedhesit e tyre.

Dhënia e mesazhit të barazisë në proces ka rëndësi për ta. Ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak. E kam thënë e stërthënë, s’ njoh asnjë budalla të shkojë në burg për të numëruar mbrapsht votat. Këtu nuk përjashtoj asnjë parti. Nga ana tjëtër idea e përjashtimit të tyre dhe persona që sjanë as në punë as parti është absurd”, tha Rama.

Të fundit