Flash News

KRYESORE

Rama u beson të huajve, promovon turizmin që nuk është. Komentuesit: Turizëm vetëm për bagëtitë

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të diel ka zgjedhur që të bëjë promotorin e turizmit shqiptar. Me anë të një video të postuar në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka sjellë në fokus historinë e disa turistëve të huaj suedezë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, nga Valbona në Durrës. Ata kanë shprehur eksperiencat e tyre dhe se çfarë u ka bërë përshtypje në vendin tonë.

Por ndryshe është perceptimi i të huajve dhe ndryshe ai i vendasve. Pavarësisht faktit se kryeministri gjen disa të huaj që shprehen me nota pozitive, ka majft prej tyre që ikin të zhgënjyer nga ky vend. Ja mesazhi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës 🌹”, citohet në mesazhin e Ramës.

Por kaq ka mjaftuar që në adresë të Ramës të nisin komentet nga qytetarët, ku shumë prej tyre kanë kritikuar kryeministrin. Mes komenteve shihet se si një qytetar i sugjeron Ramës që të hapë sytë. As Durrësi, as Ksamili as Syri i Kaltër, katastrofe i ke. Hapi sytë, ndizi dritat e gjata dhe shiko. Turizëm vetëm për bagëtitë”, citohet në mesazhin e qytetarit.

Të fundit