Flash News

KRYESORE

Rama u drejtohet të gjithë laçianëve si “skiftera”: Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën

Rama u drejtohet të gjithë laçianëve si

Duke përdorur një paragjykim se të gjithë laçianët shkojnë në Itali për vjedhur, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sot banorëve të këtij qyteti që të mos u bashkohen protestave të opozitës apo të marrin pjesë në akte dhune në 30 qershor. Ai i trajtoi të gjithë djemtë e Laçit si “skiftera”, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Tani, unë nuk e di se ku do i gjejnë aq shumë budallenj, sa të përpiqen ta realizojnë atë që ëndërrojnë. Nuk e di kush janë çunat këtu në Laç që janë gati për ta mbyllur rrugën për në Itali, e ta mbyllin për gjithmonë rrugën për në Evropë, vetëm që të shkojnë t’i bien me kokë kutive”, u shpreh Rama në Laç.

Rama e përsëriti qëndrimin e tij edhe në fund të fjalimit, duke e bërë të qartë paragjykimin fyes që ka ndaj banorëve të Laçit.

“Ata që do mendojnë atë rrugën e tretë (dhunën në ditën e votimeve), çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie se te kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha të gjitha kunati. Shumë faleminderit”, u shpreh kryeministri.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përdor paragjykime për krahina të caktuara, duke i përgjithësuar për të gjithë qytetarët.

Të fundit