Flash News

KRYESORE

Rama u kërkon llogari drejtorëve të hipotekave: Raporte fiktive. Gënjeni! Keni raportuar 1/5 e legalizimeve

Rama u kërkon llogari drejtorëve të hipotekave: Raporte fiktive.

Kryeministri Rama ka pritur sot në zyrën e tij në Kryeministri drejtorë të Hipotekave në të gjithë vendin. Rama foli ashpër përballë tyre, duke thënë se kanë gënjyer në raportet që i kanë dërguar zyrës së tij.

“Ju keni përpiluar raporte fiktive. Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që shifra reale është pesë fish më e lartë”, u tha Rama.

“Nga ana tjetër, për sa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave, të dy viteve më parë, për blloqet kadastrale jemi në shifrën e 11 % , që është katastrofike”, tha Rama.Po ashtu edhe lejet për blloqet kadastrale janë katastrofë, vetëm 11%. Po ashtu rënia e vazhdueshme e përgjigjeve për statusin e pronësisë.

Rama u tha drejtorëve se “sa larg realitetit jeni ju dhe sa larg nevojave të njerëzve është kjo strukturë. E kuptoj se ka vështirësi reale, por struktura është pjesë e problemit. Vështirësitë subjektive që krijohen nga zyra e hiptekave ndaj njerzve janë të mëdha. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Artan Lame ka theksuar se nuk ka fare përmirësim.

 

 

Të fundit