Flash News

KRYESORE

Rama u kërkon ndjesë mjekëve për vonesën: Nuk ishte e qëllimshme, mendoj se meritoni më shumë

Rama u kërkon ndjesë mjekëve për vonesën: Nuk ishte e

Kryeministri Edi Rama ishte në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ ku inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë.

Duke ju drejtuar mjekëve të pranishëm, Rama tha se ai bën pjesë tek një grup i vogël njerëzish që mendojnë se mjekët meritojnë më shumë, teksa ju kërkoi edhe falje për mbërritjen me vonesë.

“Duke ju falënderuar me shumë mirënjohje dhe respekt për gjh3ë atë që bëni çdo ditë duke ju siguruar që unë jo vetëm nuk bëj pjesë tek ata që mendojnë keq për mjekët dhe për gjithë personelin e shërbimit spitalor por përkundrazi bëj pjesë tek një grup i vogël njerëzish që mendojnë që ju meritoni shumë më tepër se kaq.

Ju uroj çdo të mirë edhe ndjesë për vonesën, por ju siguroj që nuk ishte vonesë prej udhëheqësi, por ishte thjeshtë një vonesë objektive për shkak të një takimi që kisha me një vizitor të huaj”, u shpreh Rama.

Të fundit