Flash News

KRYESORE

Rama u ndryshon godinat ministrive, Klosi merr ministrinë e Gjiknurit

Rama u ndryshon godinat ministrive, Klosi merr ministrinë e Gjiknurit

Godina ku deri më tani ishte e vendosur ministria e Energjetikës ka kaluar në administrim të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit ët Ministrave në Fier.

Ndërkohë, mësohet se ministria e Transporteve dhe Energjitikës do të vendoset te godina e rikonstruktuar së fundmi pranë Teatrit Kombëtar.

Vendimi i qeverisë

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË TE MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT, TË OBJEKTIT “GODINA E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të pronës nr.6/164, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8380, me sipërfaqe totale të pasurisë prej 912 m2, sipas të dhënave të kartelës së pasurisë dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
  2. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
  3. Kryeregjistruesi i Paluajtshme të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të bëjë korrigjimet përkatëse në përshkrimin e veçantë të kartelës së pasurisë së paluajtshme me nr.6/164, që administrohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku emërtimi “Ministria e Bujqësisë” të ndryshohet në “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, si dhe në përshkrimin e veçantë të kartelës së pasurisë së paluajtshme me nr.6/167, që administrohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku emërtimi “Ministria e Energjetikës” ndryshohet në “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
  4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

Të fundit