Flash News

KRYESORE

Rama u përgjigjet kritikëve për coronavirusi-n: Nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji

Rama u përgjigjet kritikëve për coronavirusi-n: Nuk luftohet me

Kryeministri Edi Rama reagon në twitter, pas kritikave të shumta lidhur me masat e marra nga autoritetet për të parandaluar virusin Covid-19, i cili tashmë prej ditësh ka ‘goditur’ edhe Italinë fqinje.

Sipas Ramës, virusi nuk luftohte me politikë, por kanë nisur përgatitjet që në momentin e parë të shfaqjes së tij.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit...

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”, shkruan Rama.

Të fundit