Flash News

KRYESORE

Rama u sjell studentëve shembull nga Amerika, por dje një ‘amerikan’ iku nga Shqipëria

Rama u sjell studentëve shembull nga Amerika, por dje një

Në thirrjet për dialog me studentët, kryeministri Edi Rama ka sjellë sot një shembull nga Shtetet e Bashkuara. Një protestë studentore në SHBA që sipas Ramës pasi u ulën në tryezë me autoritetet studentët arritën dhe morën një marrëveshje të favorshme.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama.

Por ky shembull amerikan i kryeministrit, vjen vetëm një ditë pasi një ‘amerikan’ njoftoi largimin e tij nga Shqipëria. Mjeku kardiolog Luan Dragusha, themeluesi i Hemodinamikës në spitalin e Shkodrës, dje realizoi operacionin e fundit.

Në fakt, lëvizja e njerëzve, siç thotë edhe Rama, është vullnet i gjithsecilit, por mjeku i cili ka shpëtuar me qindra jetë, madje duke u ofruar qytetarëve të Shkodrës një shërbim të tillë në qytetin e tyre (ofrohet vetëm në Tiranë dhe Shkodër), u la i vetëm, për tre ditë kur emri i tij ndodhej në një listë të ‘zezë’ dhe në një dhomë të errët.

Gjykata e liroi që në seancën e parë, madje duke vendosur edhe rikthimin e tij në punë, por kaq nuk mjaftoi. Doktor Luani njoftoi dje “The end”. Iku duke falënderuar vetëm Shkodrën, qytetin e tij të cilit i shërbeu dhe, asnjë tjetër.

Sot Shqipëria ka një mjek më pak, në fakt prej vitesh vendi ynë është rrudhur nga bluzat e bardha, por ai që iku dje është ndryshe nga gjithë të tjerët. Iku një mjek që ishte rikthyer për të qëndruar.

Të fundit