Flash News

KRYESORE

Rama u ‘tërheq veshin’ bizneseve: Nëse nuk lëshon kupon të mbyllet lokali

Rama u ‘tërheq veshin’ bizneseve: Nëse nuk lëshon

Do të merren masa drastike deri në mbyllje të bizneseve nëse nuk lëshohet kuponi tatimor. Kështu ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama sot në një takim me drejtues të drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve.

Rama theksoi se ligji është i qartë në këtë pikë dhe aventurat me moslëshimin e faturave nuk ia vlejnë.

“Kemi zgjedhur një qasje informuese, edukuese duke mos preferuar të shkojmë tek hapi i fundit pa bërë të tjerët më parë. Kjo periudhë ka përfunduar. Ligji është i qartë dhe masat ndaj biznesit që nuk punon rregullisht me fatura janë të atilla që nuk ia vlen aventura e moslëshimit të faturës. Nëse nuk lëshon një kupon në një lokal, të mbyllet lokali për një periudhë që sjell një dëm të madh. Ju lutem mos e sprovoni shtetin sepse nuk do të tolerohet askush”, tha Rama.

Të fundit