Flash News

KRYESORE

Rama ua bën të qartë bizneseve: Zero tolerancë atij që i bën karshillëk ligjit

Kryeministri Edi Rama ua bën të qatë bizneseve se duhet që të paguajnë detyrimet ndaj shtetit, në të kundër do të ndëshkohen ashpër.

Në një status në Facebook, ai shkroi se ndaj shkelësve do të ketë zero tolerancë, ndërsa postoi bllokimin e aktivitetit që Policia Tatimore i bëri një pike karburanti.

“#ZeroTolerancë🤜ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit😶

Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori🤔 Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit👊

Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve🤭”, shkroi Rama.

Të fundit