Flash News

KRYESORE

Rama ultimatum bizneseve: Nga janari s’ka më paga mbi dorë e nën dorë

Rama ultimatum bizneseve: Nga janari s’ka më paga mbi dorë e

Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë sa i përket shmangjes së detyrimeve të bizneseve ndaj shtetit , duke kaluar pagën minimale në bankë e pjesën e mbetur në dorë. Por sipas Ramës nga janari kjo skemë nuk do të funksionojë më.

“Qeveria, administrata nuk do njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponon banka, kur vinte banka kompanitë tregojnë sesa shumë kanë ndërsa kur vinte shteti tregonin sa pak kanë, do të marrë fund.

Të gjitha kompanitë duke filluar nga ato të mëdhatë, tatimet nga janari nuk do të njohin asnjë biznes tjetër përvec bilancit që u tregojnë bankave, mbi atë bazë do të paguajnë detyrimet për arken e buxhetit.

E dyta, përfytyroni që sot ne kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit që deklarojnë se 42% e punonjësve të tyre paguhen nën 300 mijë lekë.

Kemi të bëjmë me një shmangie të detyrimeve ndaj punonjësve duke iu dhënë gjysmën e rrogës nën dorë dhe tjetrën mbi dorë, duke ju kompromentuar të ardhmen dhe pensionin dhe natyrisht edhe një dëm të drejtpërdrejtë për shtetin dhe për shoqërinë si e tërë”, u shpreh Rama në fjalën e tij. 

Të fundit