Flash News

KRYESORE

Rama urdhra të tijëve për mandatin e tretë, Tahiri "thumbon" me mesazh të koduar (FOTO)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tashmë po përballet me drejtësinë, njihet për postimet e shpeshta "thumbuese" në rrjetet sociale dhe duket se një të tillë e ka bërë dhe së fundmi.

Teksa Partia Socialiste ka filluar përgatijet e para për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2021-shit, Tahiri ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale një foto të dy qenëve kufiri.

“Menjëherë pas mësimit” shkruan Tahiri krahas fotos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një muskul krahu.

Së fundmi, kryesocialisti Rama ka mbledhur deputetët dhe kryebashkiakët e PS-së duke iu dhënë porosi dhe i ka urdhëruar për të punuar sa më shumë për të fituar vota dhe t'i japin Ramës mandatin e tretë qeverisës radhazi. A mos vallë ky mesazh i Tahirit është një mesazh i koduar pikërisht për ta?

 

 

Të fundit