Flash News

KRYESORE

Rama uroi 5 Majin, reagon politikani: Sot iku fare nga mendja!

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook uroi shqiptarët me “Gëzuar 5 Majin” si dhe publikoi disa foto të kurorave me lule për dëshmorët e rënë për atdhe.

Mirëpo, “Gëzuar 5 Majin” e kryeministrit Edi Rama nuk e ka pritur mirë kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një reagim  në Facebook ai shkruan, "E kam thënë që është shkollëpakët ky kryeministri.

Po sot iku fare nga mendja uron Gëzuar 5 majin.

Shpjegojani mor aman me ngadalë e me durim që

5 maji është dite përkujtimore për të rënët për atdhe,

nuk është as aheng as festë as gallatë siç e di ky shkollëpakti që thotë me gojën plot Gezuar 5 Majin.

Megjithatë shiheni vetë çfarë uron Adham'Uti”.

Të fundit